• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kameron në Izrael: Ndërprerja e dakorduar për armëpushim - shans për të nxjerrë pengjet dhe të dorëzohet ndihmë humanitare

Kameron në Izrael: Ndërprerja e dakorduar për armëpushim  - shans për të nxjerrë pengjet dhe të dorëzohet ndihmë humanitare

Tel Aviv, 23 nëntor 2023 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të Jashtme Dejvid Kameron ka arritur në Izrael dhe ndodhet në vendin ku me 7 tetor Hamasie kreu sulmin vdekjeprurës, njoftoi Bi-Bi-Si.

Ish-kryeministri ka ardhur në Kibuc Beeri që t'i shikojë pasojat e hyrjes  së grupit. Atij iu bashkua edhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Eli Koen, i cili ia tregoi ndërtesat e dëmtuara përreth.

"Desha vet të vij këtu që ta shoh natyrën e tmerrshme të sulmeve që i pësuat më 7 tetor", deklaroi Kameroni gjatë kohës së vizitës së tij në Kibuc Beeri.

 Ai ju bënë thirrje atyrë të cilët janë të përfshirë  në bisedimet për marrëveshjen që t'i lirojnë pengjet dhe ndërkohë ta ndërpresin përkohësisht luftën "për të siguruar që kjo do të ndodhë".

"Sot është dita kur shpresojmë të shohim pauzë humanitare...është një mundësi për të nxjerrë pengjet dhe të dorëzohet ndihmë humanitare".

Burimi nga qeverisë izraelite thotë se ata besojnë se marrëveshja do të relizohet nesër, transmeton Bi-Bi-Si.

Kameron për sot ka caktuar takim me politikanët izraelit dhe familjarët e disa prej pengjeve. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR