Klubi turk i futbollit Beshiktash planifikon të hapë një akademi futbolli në Gostivar
- Përfaqësuesit e ekipit të futbollit të ligës së parë turke "Beshiktash" në takimin e sotëm me kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani prezantuan idenë për hapjen e një akademie futbolli.
- Post By Sara Ademi
- 16:59, 29 nëntor, 2024

Gostivar, 29 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e ekipit të futbollit të ligës së parë turke "Beshiktash" në takimin e sotëm me kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani prezantuan idenë për hapjen e një akademie futbolli.
Limani, në zyrën e tij ka zhvilluar një takim pune me mbikëqyrësin e Akademisë së Futbollit të klubit “Beshiktash” nga Turqia, Safet Isler.
"Në takim është biseduar për fillimin e bashkëpunimit me këtë klub dhe mundësinë që KF Beshiktaş të hapë një akademi në qytetin tonë”, ka shkruar Limani në rrjetet sociale. Për Limanin është një lajm fantastik për adhuruesit e sportit në qytetin tonë dhe veçanërisht për fëmijët.
Ndër të tjera, në takim u diskutua për bashkëpunimin e mundshëm dhe sigurimin e kushteve për hapjen e një shkolle futbolli. sa/
Foto: Komuna e Gostivarit