• e hënë, 23 dhjetor 2024

Klubi i hulumtuesve të Bankës Popullore do ta mbajë sesionin e 49-të

Klubi i hulumtuesve të Bankës Popullore do ta mbajë sesionin e 49-të

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Në hapësirat e Bankës Popullore sot do të mbahet seanca e 49-të e Klubit të Hulumtuesve.

Në sesion, siç informojnë nga Banka Popullore, do të prezantohet puna "Pasqyrë e modelit të ri të kalibruar DSGE për ekonominë e Maqedonisë" nga autorët Tibor Hledik, Jan Vlçek, Joana Maxhoska dhe Mite Miteski.

Pas prezantimit të punimeve është planifikuar një diskutim.

Banka Popullore shpall thirrje për të gjithë hulumtuesit që janë të interesuar të marrin pjesë në sesionin e Klubit që të regjistrohen në e-mail adresën: info@nbrm.mk, jo më vonë se 20 dhjetor 2023 (e mërkurë).

Klubi i hulumtuesve të Bankës Popullore është një platformë e hapur për prezantimin dhe diskutimin e punimeve kërkimore-shkencore, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet që prezantohen në sesionet e Klubit duhet të përgatiten në përputhje me trendet dhe standardet e kërkimit modern, që nënkupton analiza empirike, si dhe konkluzionet e sistematizuara nga hulumtimi.

"Në sesionet e Klubit, si platformë për diskutim dhe shkëmbim të mendimeve të ekspertëve, mund të prezantohen rezultatet dhe njohuritë nga hulumtimi/puna në version pune", informojnë nga Banka Popullore. sa/

Foto: Banka Popullore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR