• e premte, 05 korrik 2024

Klop për kalimin e Mek Alister në Liverpul: Lajm i shkëlqyeshëm

Klop për kalimin e Mek Alister në Liverpul: Lajm i shkëlqyeshëm

Liverpul, 8 qershor 2023 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop, ka komentuar nënshkrimin e mesfushorit të Brajtonit, Aleksis Mek Alister.

"Tani ne kemi një tjetër lojtar shumë të talentuar, inteligjent dhe teknikisht të vlerësuar, që është një lajm i mirë. Nuk mendoj se duhet të flas shumë për aftësitë e Aleksis, sepse tashmë të gjithë dinë për to. Mek Alister është padyshim i aftë të luajë në pozicione të ndryshme, ne e kemi njohur për një kohë të gjatë, e kam parë atë të rritet nga një djalë i ri në një njeri që ndihmoi vendin e tij të fitonte Kupën e Botës", tha Klop.

Tani, shtoi trajneri i Liverpulit, ai do të hedhë hapat e radhës në karrierë me ne.

"Tashmë është mjaft me përvojë dhe një lojtar i shkëlqyer, por është vetëm 24 vjeç dhe ka hapësirë për t'u rritur. Mezi pres të punoj me Aleksis", tha Klop për faqen zyrtare të klubit.

Liverpul pagoi 42 milionë euro për argjentinasin 24-vjeçar dhe nënshkroi kontratë deri në fund të qershorit të vitit 2028 me opsion zgjatjeje edhe për një vit.

Mek Alister do të mbajë numrin 10. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR