Klop: Nuk ka nevojë të frikësohem nga dorëheqja
- Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop, u përgjigj në pyetjen për dorëheqjen eventuale nga klubi.
- Post By Fitore Curri
- 08:13, 4 prill, 2023
Liverpul, 4 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop, u përgjigj në pyetjen për dorëheqjen eventuale nga klubi.
"Nuk ka nevojë të frikësohem nga dorëheqja. Unë jam këtu për të qenë i dobishëm. Nuk jam këtu si hajmali ose diçka tjetër. E di plotësisht cila është detyra ime. Gjithashtu e kam të qartë se ende jam këtu për shkak të asaj që ndodhi në vitet e kaluara - nuk më pëlqen ky fakt, por në masë të madhe më duhet të mbështetëm në të. A është e saktë ose jo, do ta dimë në të ardhmen", deklaroi Klop për "Dejlli mejll".
Trajneri 55-vjeçar është në krye të Liverpulit që nga viti 2015. Kontrata e tij me klubin nga "Enfild Road" skadon në vitin 2026.
Liverpuli është i teti në Premier Ligë me 42 pikë nga 27 ndeshje. fc/
Fotografia: EPA