• e premte, 05 korrik 2024

Klop: Mund t'i kishim dhënë Çellsit edhe një ose dy gola

Klop: Mund t'i kishim dhënë Çellsit edhe një ose dy gola

Liverpul, 1 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores së mbrëmshme ndaj Çellsit (4:1) në ndeshjen e xhiros së 22-të të kampionatit anglez. 

Gjermani beson se Liverpuli mund të kishte arritur një fitore më bindëse nëse do të kishte shfrytëzuar një tjetër shans.

"Duhet të luani në mënyrë të shkëlqyer kundër një ekipi si Çellsi për të arritur sukses. Ky është ekip super i talentuar. Mënyra në të cilën Liverpuli e ka filluar ndeshjen ishte vërtetë e fuqishme. Mund të kishim shënuar edhe një ose dy gola. Loja e Konor Bedlit? E pabesueshme. Ai fluturon nëpër fushë. Punon shumë dhe është një futbollist i mirë. Për shkak të të gjitha lëndimeve që kemi, nuk do të arrijmë të marrim rezultate nëse nuk shfaqen lojtarë të tillë të rinj", deklaroi Klop për "BBC".

Liverpuli me 51 pikë është lider në renditjen e Premierligës. Çellsi është në vendin e 10-të me 31 pikë. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR