• e hënë, 16 qershor 2025

Klopi mund ta marrë drejtimin e Romës

Klopi mund ta marrë drejtimin e Romës

Romë, 20 maj 2025 (MIA) - Trajneri gjerman Jirgen Klop mund të vazhdojë me angazhim në Itali. 

Sipas gazetës "La Stampa", 57 vjeçari gjerman është afër marrjes së drejtimit të Romës për sezonin e ri. 

Klopi është i gatshëm të largohet nga puna në grupacionin Red Bull ku është Udhëheqës i futbollit. 

Klaudio Ranieri i cili aktualisht e udhëheq klubin e Romës në fund të sezonit do të largohet nga ekipi. 

Klop ka qenë trajner i Liverpulit nga viti 2015 deri në vitin 2024. Para kësaj gjermani ka punuar në Borusia Dortmund nga viti 2008 deri në vitin 2015. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR