Klaudija Buh emërohet kyetare e re e Bordin mbikëqyrës të BQE-së
- Këshilli i BE-së sot e emëroi nënkryetaren e Bundesbankës qendrore gjermane, Klaudia Buh, kryetare të re të Bordit mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), funksion me mandat pesëvjeçar, të cilin ajo do të fillojë ta kryejë më 1 janar 2024.
- Post By Fami Bajrami
- 11:33, 19 tetor, 2023
Bruksel, 19 tetor 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së sot e emëroi nënkryetaren e Bundesbankës qendrore gjermane, Klaudia Buh, kryetare të re të Bordit mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), funksion me mandat pesëvjeçar, të cilin ajo do të fillojë ta kryejë më 1 janar 2024.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Buh do të trashëgojë Andrea Enerija, e cila është kryetare e Bordit mbikëqyrës në BQE nga 1 janari i vitit 2019.
Paraprakisht, emërimin e Buh e miratoi edhe Parlamenti Evropian në seancën e vet më 3 tetor. rq/bsh/
Foto: MIA arkiv