• e shtunë, 26 tetor 2024

"Klasikë austriakë në duo" - koncert i tretë i "SKUPI KamerFest edicioni VII" në Filarmoni

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Koncerti i tretë i titulluar "Klasikë austriakë në duo" nga programi i festivalit ndërkombëtar të muzikës klasike kamertale "SKUPI KamerFest edicioni VII" do të mbahet sot prej orës 19 në Filarmoninë në Shkup.

Në koncert do të interpretojnë Klemens Bok (violinë) nga Austria dhe Kristina Shejher (piano) nga Austria.

Programi përfshin vepra nga kompositorë të njohur siç janë Hendel, Mocart, Shubert, Bulanzhe dhe Dvorzhak. ab/

Foto: Skupi KamerFest

 

QËNDRONI TË LIDHUR