• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KKZ Kumanovë: Në Kumanovë në tre vendvotime është ndërprerë votimi, në dy nuk funksiononin aparatet ubig, në një është humbur vula

KKZ Kumanovë: Në Kumanovë në tre vendvotime është ndërprerë votimi, në dy nuk funksiononin aparatet ubig, në një është humbur vula

Kumanovë, 24 prill 2024 (MIA) - Në dy vendvotime në Kumanovë për shkak të mosfunksionimit të aparateve UBIG nuk janë hapur me kohë vendvotimet, në një vend 1090 është humbur vula, informuan sot nga KKZ Kumanovë.

"Sot në mëngjes në Kumanovë ishin hapur 164 nga gjithsej 167 vendvotimet. Tre nuk ishin hapur. 1075 për shkak se nuk ishte në funksion aparati UBIG më shumë se tri orë, edhe krahas të gjitha përpjekjeve që të sillen të reja. Gjithashtu edhe për vendvotimin 1100, përderisa në vendvotimin 1090, ka humbur vula. Në këto vende sipas informacioneve të mia nuk është vazhduar votimi gjatë ditës. U prit vendimi i KSHZ-së për ndërprerje të votimit dhe votimi do të përsëritet", deklaroi kryetarja e KKZ Kumanovë, Elizabeta Stojkovska. 

Lidhur me vendvotimet e tjera nuk ka ndonjë vërejtje të veçantë për aparatet UBIG në disa vende. 

"Në vendvotimet nuk ka vërejtje zakonisht aparati UBIG kur nuk e regjistron shenjën e gishtit, por ekziston mënyra që të votohet me letërnjoftim nëse votuesi është regjistruar në listën zgjedhore, e realizon të drejtën e votës", deklaroi Stojkovska. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR