• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KKBE-MK do ta mbajë sesionin e 14-të të Kapitullit 24 në temën "Përmes profesionalizmit dhe integritetit deri në transparencë dhe llogaridhënie në punën e policisë"

KKBE-MK do ta mbajë sesionin e 14-të të Kapitullit 24 në temën

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KKBE-MK) sot do ta mbajë sesionin e 14-të të Grupit të Punës 4 (Kapitulli 24) - "Drejtësi liri dhe siguri" në temën  "Përmes profesionalizmit dhe integritetit deri në transparencë dhe llogaridhënie në punën e policisë".

Fjalime hyrëse në këtë temë do të kenë prof.Mileva Gjurovska, koordinatore kombëtare në KKBE - MK dhe Andrej Lepavcov, kryetar i Bashkimit Panevropian. 

Në kuadër të Sesionit të punës do të mbahet panel - diskutim në të cilin do të marrin pjesë ekspertët Tërpe Stojanovski, profesor në Fakultetin e Sigurisë pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" Manastir, pastaj Od Berener Malme, këshilltar i lartë në Nismën globale kundër krimit të organizuar transnacional, si dhe Naum Panoski, prokuror publik në Prokurorinë Publike dhe Mikael Koskeniemi, menaxher projekti - "Puna e policisë në bashkësinë në Maqedoninë e Veriut".

Në pjesën e dytë të sesionit me ekspertizë të tyre do të prezantohen Nikolla Dujovski, dekan në Fakultetin e Sigurisë pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" Manastir, pastaj Mark Dikson, udhëheqës në Departamentin për siguri publike dhe kontakt me bashkësinë në OSBE, si dhe Frosina Krushkarovska hulumtuese në "Eurothink". 

Siç theksojnë organizatorët e ngjarjes, pritet që përmes dialogut të palëve të ndryshme të prekura (përfaqësues të institucioneve relevante, organizata civile, ekspertë ndërkombëtarë, etj) të shqyrtohen çështjet lidhur me profesionalizmin dhe integritetin e nëpunësve të policisë të cilët kanë rol kyç në fuqizimin e besimit të qytetarëve ndaj policisë. Këto çështje do të shqyrtohen në kontekst të përpjekjeve të Bashkimit Evropian që t'i zhvillojë mekanizmat për mbikëqyrje të punës së policisë në drejtim të përmirësimit të procedurave për grumbullim, azhurnim, menaxhim dhe zbatimin e ankesave nga ana e qytetarëve. 

Projekti Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut është platformë për përfshirjen e sektorit civil në debate për tema lidhur me procesin e integrimit evropian, me qëllim që të përgatiten të gjitha kapacitetet e shtetit për procesin e ardhshëm të bisedimeve me BE-në. Projekti realizohet nga ana e Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe SlovakAid. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR