• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kisinxher sheh ndryshim në situatën strategjike në Lindjen e Afërt pas përfshirjes së Kinës

Kisinxher sheh ndryshim në situatën strategjike në Lindjen e Afërt pas përfshirjes së Kinës

Uashington, 17 mars 2023 (MIA) - Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisinxher, në intervistë për "Uashington post" vlerësoi se marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Iranit, e arritur me ndërmjetësim të Kinës, paraqet ndryshim të rëndësishëm në situatën strategjike në Lindjen e Afërt.

"Këtë e shoh se ndryhsim të rëndësishëm të situatës strategjike në Lindjen e Afërt", deklaroi ish-shefi i diplomacisë amerikane.

"Në disa vitet e fundit Kina paralajmëroi se duhet të marrë pjesë në krijimin e rendit botëror", shtoi kreatori më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane në vitet e 60-ta dhe 70-ta të shekullit të kaluar. "Tani ajo e bën hapin më të rëndësishëm në atë drejtim", shtoi Kisinxher.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit theksoi se Kina luan rol më të rëndësishëm në Lindjen e Afërt. Duke folur për masat që Izraeli i ndërmerr kundër teheranit, Kisinxher theksoi se "tani do të duhet të merren parasysh interesat e Kinës gjatë presionit ndaj Iranit".

Kisinxher ishte sekretar amerikan i Shtetit në periudhën 1973-1977, ndërsa në periudhën 1969-1975 ishte ndihmës i presidentit të SHBA-së për çështje të sigurisë nacionale. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR