• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kiril Petkov shpëton pa lëndime gjatë aksidentit mes dy automjeteve, një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar

Kiril Petkov shpëton pa lëndime gjatë aksidentit mes dy automjeteve, një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar

Varna, 16 maj 2024 (MIA) - Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar në një aksident trafiku në afërsi të Varnës, ku është përfshirë një makinë ku ka qenë ish kryeministri bullgar i partisë "Ndryshimet vazhdojnë", Kiril Petkov.

Ish kryeministri bullgar i cili po merr pjesë në fushatë zgjedhore, nga përplasja e drejtpërdrejtë mes dy automjeteve ka dalë pa lëndime, raporton BTA.

Petkov ka udhëtuar së bashku me tre persona të tjerë, me një makinë që i takonte Shërbimit për siguri kombëtare (NSS), kumtuan nga partia e tij.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në orën 17:30 në afërsi të fshatit Aksakovo afër Varnës.

Deri te aksidenti ka ardhur për shkak të përplasjes së papritur të njërës prej makinave në të cilën kanë udhëtuar dy të moshuar.

Makina në të cilën ka qenë Petkovi ka lëvizur në rrugën me përparësi kalimi, shpjegojnë nga NSO.

Viktima është drejtuesi i makinës që është përplasur me veturën e Petkovit. Të lënduar janë gruaja që e shoqëronte, si dhe shoferi i NSO-së.

Dy të lënduarit janë dërguar në spitalin “Shën Ana” në Varna. 58-vjeçarja e lënduar ka një traumë të kombinuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

“Ngushëllimet e mia më të thella për të afërmit e shoferit të vdekur”, ka shkruar Petkovi në Fejsbuk pas aksidentit me makinën e NSO që udhëtonte për në Varna.

“Do të ndërpres fushatën parazgjedhore derisa të jem i sigurt se ka përfunduar gjithçka që varet nga unë për të ndihmuar viktimat dhe familjen”, tha ai.

Foto: BTA

QËNDRONI TË LIDHUR