• e diel, 22 dhjetor 2024

Kirbi: Sulmi në Rafah nuk e ndryshon politikën për ndihmë ushtarake për Izraelin

Kirbi: Sulmi në Rafah nuk e ndryshon politikën për ndihmë ushtarake për Izraelin

Uashington, 29 maj 2024 (MIA) - Sulmi ajror izraelit ndaj kampit palestinez në Rafah, me ç'rast jetën e kanë humbur dhjetëra civilë, është i tmerrshëm, por kjo nuk do ta ndryshojë operacionin tokësor dhe nuk shkel "linja të kuqe" të SHBA-së, deklaruan mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë.

"Izraelitët thanë se ky është gabim tragjik", deklaroi për gazetarët Xhon Kirbi, zëdhënës i Këshillit për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ngjarjet në fundjavë cilësohen si "vdekje dhe shkatërrim", siç thanë disa zyrtarë amerikanë dhe a mund të bëhet shkak për ndërprerjen e ndihmës së mëtejshme ushtarake për Izraelin.

SHBA-ja nuk "i mbyll sytë" në vuajtjet e qytetarëve palestinezë, tha Kirbi, i cili shtoi se "në goditjen nga ajri janë vrarë edhe dy udhëheqës lartë të pozicionuar të Hamasit, drejtpërdrjetë përgjegjës për sulmin e Hamasit vitin e kaluar".

Po ashtu, ai tha se SHBA-ja disa herë iu drejtua Izraelit që t'i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtjen e jetëve të pafajshme. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR