• e shtunë, 27 korrik 2024

Kirbi: SHBA-ja me shumë kujdes është duke e ndjekur situatën në Gabon

Kirbi: SHBA-ja me shumë kujdes është duke e ndjekur situatën në Gabon

Uashington, 30 gusht 2023 (MIA) - SHBA-ja janë thellësisht të shqetësuara për atë që po ndodh në Gabon, ku ushtria njoftoi sot se ka marrë pushtetin, deklaroi zëdhënësi i Këshillit për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kirbi. 

Ai shtoi se SHBA-ja me shumë kujdes po e ndjek situatën. 

"Mendoj se është shumë herët që kjo të quhet trend", theksoi Kirbi. 

Ai shtoi se SHBA-ja do të mbetet e fokusuar në promovimin e demokracisë në kontinent. 

Nëse grusht shteti në Gabon është i suksesshëm, ky do të jetë grusht shteti i tetë ushtarak në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore që nga viti 2020. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR