• e shtunë, 06 korrik 2024

Kina sërish dërgoi anije luftarake në afërsi të Tajvanit

Kina sërish dërgoi anije luftarake në afërsi të Tajvanit

Taipei, 7 prill 2023 (MIA) - Kina sot sërish dërgoi anije luftarake, një helikopter dhe një avion luftarak afër Tajvanit, ditën e dytë pas takimit të lideres së Tajvanit dhe kryetarit të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Tre anije luftarake kineze kaluan nëpër ujërat përreth ishullit autonom, kumtoi ministria, duke shtuar se një avion luftarak dhe një helikopter kaluan nëpër zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Tajvani dje vuri re tre anije luftarake kineze dhe një helikopter, ndërsa më 5 prill para takimit në Kaliforni midis Cai Ing-ven dhe Kevin Mekarti edhe aeroplanmbajtësja kineze Shandong kaloi përmes ujërave në juglindje të Tajvanit drejt Paqësorit perëndimor.

Cai është në turne njëjavore në SHBA dhe Amerikën Qendrore.

Tajvani është jë rajon vetëqeverisës me një administratë të zgjedhur në mënyrë demokratike që nga Lufta Civile Kineze në vitin 1949 dhe Kina komuniste e konsideron ishullin territorin e tij dhe e konsideron çdo ndërveprim midis zyrtarëve tajvanezë dhe amerikanë një kërcënim për sovranitetin e saj.

Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj sipas sistemit "një vend, dy sisteme". ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR