• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kina: Dërgesa e armëve në Ukrainë nuk do të sjellë paqe

Kina: Dërgesa e armëve në Ukrainë nuk do të sjellë paqe

Nju-Jork, 23 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendës ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Dai Bing, sot në Asamblenë e Përgjithshme me rastin e përvjetorit të luftës në Ukrainë deklaroi se "faktet brutale japin dëshmi se dërgimi i armëve nuk do të sjellë paqe".

Prioritet kryesor i Pekinit është të arrihet ndërprerja e zjarrit pa shtyrje, përderisa Dai, duke thënë se Kina do të vazhdojë të luajë rol kontruktiv në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, lajmëroi Gardian.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez konfirmoi se vendi i tij do të dërgojë gjashtë tanke "Leopard" në Ukrainë, dhe, nëse nevojitet, do ta rrisë numrin në 10.

Ai deklaroi se Spanja u ka ofruar ushtarëve ukrainas të kalojnë trajnimin për "leopardët".

Një përfaqësues zyrtar amerikan deklaroi se mund të zgjasë edhe deri dy vite në mënyrë që të dërgohen tanket amerikane M1 Abrams në Ukrainë.

SHBA-ja muajin e kaluar kumtoi se në disa vitet në vijim do t'i dërgojnë Ukrainës 31 tanke M1 Abrams në vlerë prej 400 milionë dollarëve. Por, palnet për dërgesë ende nuk janë saktësuar, e as ndërkaq nuk është caktuar tajmingu, deklaroi sekretarja e armatës amerikane, Kristin Varmut për CNN.

Australia do të dërgojë drone në Kiev dhe do t'i zgjerojë sanksionet ndaj Rusisë, lajmëroi Kiev Indipendent. Vlera e dronëve do të jetë 33 milionë dollarë, ndërsa sanksionet e reja do t'i përkasin armatës ruse, personaliteteve qeveritare dhe mediatike. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR