Kim Xhong-un: Tani është koha për të qenë gati për luftë
- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Xhong -un ka dalë me një deklaratë për media derisa ishte për vizitë në universitetin kryesor ushtarak të vendit.
- Post By Fami Bajrami
- 09:41, 11 prill, 2024
Phenian, 11 prill 2024 (MIA)- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Xhong -un ka dalë me një deklaratë për media derisa ishte për vizitë në universitetin kryesor ushtarak të vendit.
Ai ka thënë se vendi i tij është në situatë të paqëndrueshme si në aspektin ushtarak dhe politik, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Kim Xhong- un shton se tani është koha për të qenë më i përgatitur për luftë se kurrë , tha të enjten agjencia e lajmeve KCNA.
"Nëse armiku vendos të përfshihet në konflikt ushtarak me Korenë e Veriut, ajo nuk do të ketë mëdyshje për një goditje fatale me të gjitha mjetet", ka cituar KCNA deklaratën e Kim Xhong-un në një bisedë me studentët dhe profesorët në Universiteti ushtarak "Kim Xhong- il".
Foto: EPA