• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kim Xhong-uni e mbikëqyri lëshimin e raketës testuese dhe shprehu kënaqësi nga saktësia dhe rrezet e veprimit

Kim Xhong-uni e mbikëqyri lëshimin e raketës testuese dhe shprehu kënaqësi nga saktësia dhe rrezet e veprimit

 Phenian, 26 prill 2024 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhon Un dje e mbikëqyri testimin e lëshimit të raketave prej 240 milimetra me shumë tyta  të prodhuara nga fabrika e sapoformuar e industrisë ushtarake, njoftoi sot agjencia KCNA.

Agjencia e Koresë së Veriut nuk dha më shumë detaje për fabrikën. Besohet se Koreja e Veriut e ka rritur prodhimin e artilerisë, ndërsa SHBA-ja dhe Koreja e Jugut e akuzojnë se e furnizon Rusinë me armë. 

Lëshimi testues tregoi se raketat i përmbushin standardet e kërkuara për saktësinë dhe rrezet e veprimit, njoftoi KCNA. 

Kim deklaroi, raporton KCNA, se sistemi raketor, që përfshin teknologji të re "do të sjellë ndryshime strategjike në forcimin e aftësive artilerie të ushtrisë".  qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR