• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kieza zëvendësim i mundshëm i Nejmarit te PSZH-ja

Kieza zëvendësim i mundshëm i Nejmarit te PSZH-ja

Paris, 15 gusht 2023 (MIA) – Pari Sen Zhermen është i interesuar për Federiko Kiezën si zëvendësim i Nejmarit.

Juventusi është i gatshëm ta shesë mesfushorin ofensiv 25-vjeçar dhe dëshiron të marrë 50-60 milionë euro për të, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Kontrata e Kiezëz me klubin nga Torino është e vlefshme edhe për dy sezone të tjera. Duket se lojtari është i zhgënjyer me pozicionin që ka për momentin nga ana e trajnerit Masimiliano Alegri.

Mund që ai madje të shikojë pozitivisht në mundësinë për të luajtur në Ligën e kampionëve dhe rritjen e pagës.

Më parë PSZH ia shiti Nejmarin klubit saudit Al-Hilal për 100 milionë euro.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR