Kieza nuk dëshiron të largohet nga Liverpuli
- Futbollisti i Liverpulit, Federiko Kieza, pas fitores ndaj Bournmut (4:2) në xhiron e parë të Premier Ligës, vuri në dukje se nuk dëshiron të largohet nga klubi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:10, 16 gusht, 2025
Liverpul, 16 gusht 2025 (MIA) - Futbollisti i Liverpulit, Federiko Kieza, pas fitores ndaj Bournmut (4:2) në xhiron e parë të Premier Ligës, vuri në dukje se nuk dëshiron të largohet nga klubi.
"Jam shumë i lumtur në Liverpul! Do të bisedoj me klubin, por dua të qëndroj këtu dhe të luftoj për shumë trofe", e citoi Kieza insajderin Fabricio Romano në rrjetin social X.
Paraprakisht u shfaq informacion se 27-vjeçari italian dëshiron të kthehet në Itali.
Foto: EPA