• e premte, 05 dhjetor 2025

Kievi i befasuar për shkak se në deklaratën e OSHB-së nuk përmendet lufta ruse kundër Ukrainës

Kievi i befasuar për shkak se në deklaratën e OSHB-së nuk përmendet lufta ruse kundër Ukrainës

Kiev, 2 shtator 2025 (MIA) - Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme kumtoi "se është indikative që në dokumentin kryesor për epilogun nga samiti i Organizatës së Shangait për bashkëpunim (OSHB), Deklarata nga Tjenxhini, në 20 faqe, nuk përmendet lufta ruse kundër Ukrainës".

"Është befasuese që lufta më e madhe agresive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore nuk u cek në një dokument aq të rëndësishëm, fundamental, përderisa në të përmenden shumë luftëra të tjera, sulme dhe ngjarje terroriste në botë. Jemi të bindur se pa fund të drejtë të agresionit rus ndaj Ukrainës, nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm global, paqe dhe siguri ndërkombëtare, përmbajtje të parkmeve të Kartës së KB-së apo zhvillim të drejtë dhe stabil të marrëdhënieve tregtare mes rajoneve në botë", thuhet në kumtesë.

Sipas MPJ-së ukrainase, mungesa e çfardo lloj përmendjeje të luftës ruse kundër Ukrainës në deklaratën e samitit të OSHB-së tregon për dështim të përpjekjeve diplomatike të Moskës.

Kievi e konfirmon pozitën për nevojën të gjitha shtetet paqedashëse t'u përmbahen normave të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së KB-së gjatë vlerësimit të agresionit rus kundër Ukrainës.

"Duke pasur parasysh rolin gjeopolitik të Kinës, do ta përshëndetnim rolin më aktiv të Pekinit në sjelljen e paqes në Ukrainë, në bazë të respektimit të Kartës së KB-së", konkludon PJ ukrainase. ab/

Foto: МРJ e Ukrainës

QËNDRONI TË LIDHUR