• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kievi do t'i verifikojë informacionet për vdekjen e supozuar të kreut të Flotës ruse të Detit të Zi

Kievi do t'i verifikojë informacionet për vdekjen e supozuar të kreut të Flotës ruse të Detit të Zi

Kiev, 26 shtator 2023 (MIA) - Ushtria ukrainase njoftoi se do ta shqyrtojë raportin e saj për vdekjen e supozuar të komandantit të Flotës ruse të Detit të Zi, Viktor Sokolov, pasi sot u shfaqën fotografitë e tij. 

Ushtria ukrainase dje njoftoi se ka vrarë Sokolovin gjatë kohës së sulmit në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të premten. Por, sot, Moska publikoi imazhe që supozohet se tregojnë Sokolovin në një takim të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Sergej Shojgu. Fotografitë nuk mund të konfirmohet se janë të ditës së sotme.

"Meqenëse Moska publikoi fotografitë 'me një Sokolov në dukje të gjallë, njësitë tona do të riverifikojnë informacionin'", njoftoi njësia e forcave speciale të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Kievi njoftoi se 34 oficerë rusë u vranë në sulmin me raketa të premten. Shumë prej tyre ende nuk janë identifikuar, por burimet ushtarake fillimisht konfirmuan se edhe Sokolov ishte në mesin e viktimave. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR