• e premte, 05 dhjetor 2025

Kiev: Ukrania ka goditur rafinerinë e naftës në Samara dhe pikën komanduese ruse në Donjeck

Kiev: Ukrania ka goditur rafinerinë e naftës në Samara dhe pikën komanduese ruse në Donjeck

Kiev, 15 gusht 2025 (MIA) - Shtatmadhoria e Forcave të armatosura të Ukrainës konfirmoi se forcat ukrainase kanë kryer sulm ndaj një rafinerie nafte në qytetin Sizran, në zonën ruse Samara dhe ndaj një pike komanduese ruse në pjesën e pushtuar përkohësisht të rajonit të Donjeckut, njoftoi "Ukrinform".

"Si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar kapacitetet ofensive ruse, sot, në orët e para të mëngjesit, njësitë e Operacioneve speciale, në koordinim me forcat e tjera të mbrojtjes, goditën disa objektiva të rëndësishme të pushtuesit rus, duke shkaktuar zjarre dhe shpërthime", njoftuan mediat ukrainase.

Rafineria e goditur në Sizran, një nga më të mëdhatë në sistemin "Rosneft", prodhon një spektër të gjerë karburantesh, duke përfshirë dhe kerozinë për aeroplanë, me të cilën po furnizohet armata ruse.

Armata ukrainase, gjithashtu, njoftoi se është kryer një sulm në qendrën e kontrollit të brigadës së 132-të të motorizuar të armatës së 51-të të Federatës Ruse në Enakievo, rajoni i Donjeckut.

Sulmet ndodhën vetëm disa orë para samitit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin, në Alaskë, në të cilën do të diskutohet për luftën në Ukrainë, por pa pjesëmarrjen e Kievit.

Armata ukrainase vlerëson se dëmet nga sulmet këtë vit arrijnë në 74,1 miliardë dollarë. rq/

Foto: Gugëll map

QËNDRONI TË LIDHUR