Kiev: Rusia shkatërroi 300 mijë tonë drithë pasi u tërhoq nga marrëveshja
- Rusia goditi gjashtë anije civile, 150 objekte porti dhe gruri dhe shkatërroi më shumë se 300 mijë tonë drithë pasi në korrik u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e sigurt të ushqimit ukrainas përmes Detit të Zi, njoftoi sot qeveria ukrainase, raportuan mediat britanike.
- Post By Sara Ademi
- 20:45, 13 tetor, 2023
Kiev, 13 tetor 2023 (MIA) - Rusia goditi gjashtë anije civile, 150 objekte porti dhe gruri dhe shkatërroi më shumë se 300 mijë tonë drithë pasi në korrik u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e sigurt të ushqimit ukrainas përmes Detit të Zi, njoftoi sot qeveria ukrainase, raportuan mediat britanike.
Njëzet e një anije tashmë janë ngarkuar me grurë për eksport dhe po përdorin korridorin e ri humanitar të grurit në Detin e Zi që Kievi e njoftoi në gusht. Sipas qeverisë ukrainase, gjithsej 25 anije hynë në portet e Ukrainës për t'u ngarkuar. sa/
foto: Arkivi i MIA-s