Kiev: Rusia dërgoi 7.000 ushtarë verikoreanë në kufirin me Ukrainën
- Në javën e fundit të tetorit Rusia dërgoi mbi 7.000 ushtarë nga Koreja e Veriut në kufirin me Ukrainën, kumtoi sot Ministria ukrainase e Mbrojtjes.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:40, 2 nëntor, 2024

Kiev, 2 nëntor 2024 (MIA) - Në javën e fundit të tetorit Rusia dërgoi mbi 7.000 ushtarë nga Koreja e Veriut në kufirin me Ukrainën, kumtoi sot Ministria ukrainase e Mbrojtjes.
Siç ceket në kumtesë, ushtarët verikoreanë janë transportuar me ndihmës e së paku 28 aeroplanëve transportues.
Ushtarët janë të armatosur me minahedhës, pushkë automatike AK-12, mitralozë RPK/PKM, snajperë dhe armë të tjera.
Ushtarët verikoreanë morën edhe pajisje për pamje gjatë natës dhe dylbi.
Siç u kumtua më parë, sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken deklaroi se Moska ka dërguar rreth 8.000 ushtarë verikoreanë në rajonin Kursk. ab/
foto: arkivi/ilustrim