• e shtunë, 06 korrik 2024

Kiev: Janë rrëzuar dy nga tre dronët rusë të lansuar gjatë natës

Kiev: Janë rrëzuar dy nga tre dronët rusë të lansuar gjatë natës

Kiev, 1 prill 2024 (MIA) - Gjatë natës, forcat ajrore ukrainase kanë rrëzuar dy nga tre dronët "Shahed", të lansuar nga Rusia, kumtoi armata ukrainase.

Shtatëmadhoria në raportin e saj në Fejsbuk nuk ka kumtuar më shumë hollësira për sulmin. Nuk është e qartë nëse droni që nuk është rrëzuar arriti objektivin e tij.

Mediat kanë vënë re se nata ishte relativisht e qetë për Ukrainën pas një sërë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike, që Rusia i përforcoi dhjetë ditë më parë. rq/bsh/

Foto: Arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR