• e martë, 01 tetor 2024

Hamnei: Pa mbështetjen amerikane, Izraeli do të heshtet brenda disa ditësh

Hamnei: Pa mbështetjen amerikane, Izraeli do të heshtet brenda disa ditësh

Teheran, 3 nëntor 2023 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, vendi i të cilit i mbështet militantët palestinezë Hamas në luftën e tyre me Izraelin, vlerësoi se "regjimi sionist po bëhet i pafuqishëm dhe konfuz".

Në një postim në Platformën X (Tuiter), në gjuhën hebraike, ai deklaroi se qeveria izraelite po "gënjen" popullin e saj kur shpreh shqetësimin për pengjet që mbahen nga Hamasi në Gazë, ndërsa në të njëjtën kohë i bombardon zonat ku ata mund të mbahen.

“Pa mbështetjen amerikane, Izraeli do të heshtet brenda pak ditësh”, beson Hamnei, transmeton Tajms of Izrael.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hosein Amirabdolahjan të mërkurën paralajmëroi për "pasoja të rënda" nëse vazhdojnë sulmet izraelite në Rripin e Gazës, pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në territorin izraelit ku u vranë 1.400 njerëz, kryesisht civilë. Më herët, presidenti iranian Ebrahim Raisi deklaroi se lëvizjet e Izraelit "i kanë kaluar vijat e kuqe, që mund të detyrojnë shumë njerëz të ndërmarrin veprime". ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR