• e hënë, 23 dhjetor 2024

KFOR: Kemi prani të madhe në Kosovë në dekadën e fundit

KFOR: Kemi prani të madhe në Kosovë në dekadën e fundit

Prishtinë, 29 nëntor 2023 (MIA) -  KFOR-i bëri të ditur se në këtë moment, për shkak situatës së sigurimit dhe tensioneve në veri të Kosovës, kemi prani të madhe në Kosovë në dekadën e fundit, njofton Beta.

Në përgjigjen e pyetjes në portalin gazetablic.com KFOR njoftoi se në Kosovë kanë shpërndarë pothuajse 1.000 ushtarë shtesë të pajisur me armatim të rëndë.

"Kemi katërfishuar praninë e KFORI-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare.   KFOR-i mban një qëndrim fleksibël dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe është i gatshëm t’u përgjigjet të gjithë skenarëve të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij në KB", theksohet në përgjigjen e portalit. 

Nga aty shtojnë se KFOR-i  mbetet faktori i tretë përgjegjës për shërbimin e sigurisë në Kosovë, pas policisë së Kosovës dhe EULEKS-it.

"Komandiri jonë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë shërbimet dhe institucionet" shtohet në përgjigjen e KFOR-it. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR