• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kevin Mekarti paralajmëroi se do ta lëshojë Kongresin

Kevin Mekarti paralajmëroi se do ta lëshojë Kongresin

Uashington, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Republikani Kevin Mekarti, i cili u zgjodh dhe pastaj u ndërrua nga funskioni kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan në nëntë muajt e stuhishëm të këtij viti, në një tekst autorial në Uollstrit xhurnal njoftoi se do të largohet nga shtëpia ligjvënëse.

"Vendosa të largohem nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të këtij viti që t'i shërbej Amerikës në mënyra të reja", shkroi 58-vjeçari Mekarti.

Largimi i ish liderit të partisë i njohur në mesin e donatorëve, i cili u ndihmoi republikanëve të marrin kontroll mbi Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2022, mund t'i pengojë shpresat e partisë që ta ruajë shumicën vitin e ardhshëm, bëjnë të ditur mediat amerikane. 

Mekarti, për herë të parë hyri në Kongres në vitin 2007. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR