• e premte, 12 korrik 2024

Kepa kthehet në Real Madrid, nëse Lunin largohet

Kepa kthehet në Real Madrid, nëse Lunin largohet

Madrid, 12 korrik 2024 (MIA) - Portieri i Çellsit, Kepa Arizabalaga i cili sezonin e kaluar erdhi si huazim te Real Madridi, mund t'i bashkohet përgjithmonë klubit spanjoll, raporton "Marka".

Sipas burimeve, Reali do ta mbajë Kepën nëse portieri Andrij Lunin vendos të largohet nga skuadra. 29-vjeçari spanjoll refuzoi një ofertë fitimprurëse nga Al-Itihad, ndërsa priste epilogun rreth situatës.

Skuadra nga Madridi e mori Kepën si huazim nga Çellsi në gusht të vitit të kaluar. Në sezonin e viti 2023/24, portieri luajti 20 ndeshje për "klubin mbretëror", pranoi 18 gola dhe 9 herë mbajti portën të "pastër". qa/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR