Kenedi junior: Shpenzojmë më shumë për shëndetësi se cili do shtet tjetër, ndërkaq kemi më së shumti të sëmurë në botë! Si është e mundur kjo?
- "Në çdo nivel, nga mjekët, spitalet, deri te kompanitë e sigurimit, kompanitë farmaceutike, njerëzit fitojnë para me atë që i mirëmbajnë sëmundjet tek amerikanët, nuk i shërojnë njerëzit, por i mbajnë të sëmurë. Kështu që, sot kemi popullatë me më së shumti të sëmurë në botë. Mbi 60 për qind e fëmijëve tanë vuiajnë nga sëmundjet kronike. Kur xhaxhai im ishte president (Xhon kenedi, i vrarë në Dallas në vitin 1963, v.j.), unë isha 10 vjeç, ata ishion veëtm 3 për qind, deklaroi një një prej intervistave të tij, sekretari ameirkan i Shëndetësisë, Robert Kenedi junior.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:49, 8 gusht, 2025
Uashington, 8 gusht 2025, MIA
"Në çdo nivel, nga mjekët, spitalet, deri te kompanitë e sigurimit, kompanitë farmaceutike, njerëzit fitojnë para me atë që i mirëmbajnë sëmundjet tek amerikanët, nuk i shërojnë njerëzit, por i mbajnë të sëmurë. Kështu që, sot kemi popullatë me më së shumti të sëmurë në botë. Mbi 60 për qind e fëmijëve tanë vuiajnë nga sëmundjet kronike. Kur xhaxhai im ishte president (Xhon kenedi, i vrarë në Dallas në vitin 1963, v.j.), unë isha 10 vjeç, ata ishion veëtm 3 për qind, deklaroi një një prej intervistave të tij, sekretari ameirkan i Shëndetësisë, Robert Kenedi junior.
Sipas të dhënave që ai i paraqiti, rreth 8 deri 10 fëmijë amerikanë nuk mund të kualifikohen për shërbim ushtarak.
"kemi krizë me obezitetin, kemi krizë me diabetin. Shkallët e autozmit tek popullata jonë - në vitin 1970 e kishim studimin më të madh epidemiologjik të zbatuar deri atëherë, sipas të cilit rreth 0.7 për qind, do të thotë më pak se 1 nga 10 000 amerikanë kishin autozëm. Ndërkaq sot, sipas të dhënave më tër eja nga CDC (Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, v.j.), që është një prej agjencive të cilat unë i kryesoj, ai numër është 1 në çdo 31 fëmijë. Një nga 20 djem në Kaliforni, ecila ka arkivin më të mirë të të dhënave nga cili do shtet tjetër ameirkan, me siguri edhe më të saktë,, që do të thotë se me siguri është edhe më keq se kjo - një nga 19 fëmijë ka autizëm. Do të thotë me të vërtetë duhet të ndryshojmë situatën. Duhet t'i dnryshojmë gjërat në këtë Agjenci, dhe ta bëjmë, të fillojmë në çdo nivel, t'i ndryshojmë këto gjendje perverse të cilat i bëjnë njerëzit të pasur me atë që i mirëmbajnë njerëzit të sëmurë, jo të vdesin, por as të shërohen, por të jenë vazhdimisht nën nevojë të mjekimit. Këtë duhet ta ndryshojmë", thotë Kenedi, i cili edhe pse dikur ishte demokrat, siç në të vërtetë është edhe tërë familja Kenedi, pranoi të punojë me republikanët dhe me presidentin Tramp, vetëm e vetëm që të mund të kontribuojë për për.ballejn me, sipas tij, gjendjen e keqe me shëndetin e amerikanëve.
Gjatë dëgjimit në Senatin e SHBA-së, para se të konfirmohej emërimi i tij në funksion, ishte pyetur nga një senatore e shqetësuar:
- Më lejoni atëherë t'Ju pyes në vijim, sepse vgazhdimisht e citoni administratën e Trampit, vetëm do ta kryeni atë që do t'u thonë ata, atë po e bëni, vetëm automatikisht do të miratoni gjithçka që do t'u thonë ata? Pa dallim a jeni ju , mund të jetë kush do tjetër, gjithnjë derisa janë vetëm ekzekutues për këtë administratë, duke i injoruar bindjet tuaja individuale dhe atë që ju e mendoni. Do të thotë, pyetja ime kundrejt jush është - nëse me të vërtetë është me rëndësi thelbësore për atë në të cilën besoni, si jetoni me të? Si përballeni me ato çështje derisa vazhdoni më tutje duke ditur se kjo do t'i dëmtojë amerikanët?
Kenedi u përpoq të përgjigjet:
Presidenti Tramp më tha - përfundoje epideminë e së,undjeve kronike dhe bëje Amerikën sërish të shëndoshë.
U ndërpre dhe u pyet:
- Atëherë, a është kjo arsyeja e vetme përse jeni në Ministrinë e Shëndetësisë, që të përballeni vetëm me atë problem të vetëm?
Ndaj kësaj, Kenedi sqaroi më gjerësisht:
- Presidenti Tramp më emëroi sepse jam në pozitën e vetme ta prëfundoj atë, dhe atë po bëj. Nëse nuk e zgjidhim atë problem, senatore, të gjitha debatet e tjera që i kemi rreth asaj se kush paguan dhe nëse ato janë kompanitë e sigurimit, nëse ato janë ofruesit e shërbimeve, nëse janë organizatat për mirëmbajtje të shëdnetit, nëse ata janë apcientët apo familjet e tyre, e tëra është e kotë, anija jonë po fundoset.
Kemi rritje dhe kemi linjë më të madhe buxhetore për momentin, dhe po rritet më shpejtë se cila do tjetër, po shpenzojmë më shumë para se cili do vend tjetër në botë, ndërkaq asnjë vend tjetër në botë nuk e ka atë që e kemine këtu. Asnjë vend nuk ka aq sëmundje kronike. Ne e kemi shkallën më të madhe të sëmudnjeve kronike se cili do vend tjetër në botë. Gjatë Kovidit, kishim 16 për qind të rasteve të vdekjes të shkaktuara nga KOVID-i, ndërkaq kemi vetëm 4,2 për qind të popullatës botërore. Patëm numër më të madh të rasteve të vdekjes nga cili do vend tjetër në botë. Personi mesatar që ndërroi jetë nga KOVID-i, një amerikan, kishte 3,8 sëmundjue kronike. Kjo është kaqnosje ekzistenciale, ekonomike, për ushtrinë tonë, për shëndetin tonë, për ndjenjën tonë të mirëqenies. Dhe ky është prioritet për presidentin Tramp. Dhe prandaj më thirri ta kryesoj agjencinë. Dhe nëse e kam atë privilgj të konfirmohem, mu atë do ta bëj.