• e hënë, 23 dhjetor 2024

KEMM i ndau çmimet për storje më të mira gazetareske me temën "Fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor"

KEMM i ndau çmimet për storje më të mira gazetareske me temën

Shkup, 23 prill 2024 (MIA) - "Pyjet e brishta" të Aleksandar Metodijev dhe Suzana Miceva dhe "Zjarrfikësit e Shtipit kanë mbi 70 ndërhyrje pas përfundimit të të korrave" të korrespondentes së MIA-s nga Shtipi, Viktoria Jovanova, janë fitues të çmimit për storjen më të mirë gazetareske me temën "Fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor", të cilën e ndan Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë.

KEMM sot i ndau edhe tre mirënjohje për gazetarin Martin Pushevski, për një seri tekstesh për mjedisin në lidhje me ndotjen e ajrit, minierat dhe veprimet e ripyllëzimit dhe gazetares Vanja Miceva për një seri tekstesh mbi mjedisin njerëzor në Shkup, megaparqet dhe varrezat e manarëve, dhe Svetllana Darudova, korrespondente e MIA-së nga Kavadari, për storjen "Humbje milionëshe, mbetja e vreshtave ndot në vend që të përdoret për energji".

Thirrja mori 20 punime nga 13 gazetarë, ndërsa në komisionin e jurisë morën pjesë Biljana Georgievska - drejtoreshë e KEMM, Vasko Magleshov - gazetar dhe Kiril Sotirovski, dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore.

Kryetarja e KEMM-së, Biljana Georgievska, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve theksoi se çmimi që ata e ndajnë është një përpjekje dhe nxitje që këto tema të jenë më lart në agjendën e mediave.

"Kemi marrë 20 punime, kjo na bën të lumtur sepse tema është e lidhur me një zonë të ngushtë që shtypet padrejtësisht në media të tjera dhe rrallë shohim emisione të tëra për mjedisin, faktet që ende nuk i kemi zakonisht tek ne dhe dezinformata që shpërqendrojnë vëmendjen dhe parandalojnë që të ndodhin veprime", tha ajo.

Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadori Dejvid Gir, theksoi se është koha për veprim në lidhje me këto tema.

Sipas tij, këtu rol kyç kanë gazetarët, duke informuar publikun, duke hedhur dritë mbi abuzimet dhe praktikat që po ushtrohen dhe njëkohësisht duke treguar se cilat janë modelet e mira për veprim.

Xhoshua Masarenti - koordinator projektues rajonal i UNESKO-s, me seli në Sarajevë (BeH), plotësoi se nuk është e rastësishme që kjo garë është pjesë e programit të UNESKO-s.

Në kuadër të aktivitetit u promovua edhe një manual për raportim më të mirë për inteligjencën artificiale.

KEMM i jep çmimet si aktivitet në projektin "Ndërtimi i besimit në mediat e Evropës Juglindore: Mbështetja e gazetarisë si një e mirë e përbashkët" mbështetur nga UNESKO dhe Bashkimi Evropian. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR