• e mërkurë, 18 qershor 2025

Kellogu: Nëse Putini vjen në Stamboll, vjen edhe Trampi

Kellogu: Nëse Putini vjen në Stamboll, vjen edhe Trampi

 Uashington, 13 maj 2025 (MIA) - I dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën, gjenerali në pension Kit Kellog, tha se SHBA-ja shpreson që Vladimir Putini do të vijë në negociatat në Stamboll.

 Nëse kjo ndodh, tha ai, do të vijë edhe vetë Presidenti Tramp.

"Duam të arrijmë një armëpushim gjithëpërfshirës në Ukrainë dhe vetëm atëherë të hapim çështjet e territoreve", tha Kellogu në një intervistë me Foks Biznes.

 Mediat amerikane raportuan paraprakisht se vendimi i Trampit për të ardhur në Stamboll varet nëse Putini do të paraqitet për negociata. Administrata e Trampit konfirmoi sot se do të dërgojë Kellogun dhe Stiv Uitkof në Turqi për të përfaqësuar SHBA-në në negociatat e mundshme midis Rusisë dhe Ukrainës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR