Kellogu: Janë të pabaza pretendimet ruse se SHBA-ja dhe Ukraina po i shtyjnë negociatat
- Përfaqësuesi special i presidentit amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, deklaroi se pretendimet e përfaqësuesve rusë se SHBA-ja dhe Ukraina po i shtyjnë negociatat janë të pabaza.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:39, 1 korrik, 2025
Uashington, 1 korrik 2025 (MIA) - Përfaqësuesi special i presidentit amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, deklaroi se pretendimet e përfaqësuesve rusë se SHBA-ja dhe Ukraina po i shtyjnë negociatat janë të pabaza.
"Komentet e fundit nga zëdhënësi i presidentit rus Dmitri Peskov për gjendjen e negociatave janë oruelliane. Presidenti Donald Tramp ka qenë konsistent dhe i palëkundur në përkushtimin e tij për të bërë përparim për t'i dhënë fund luftës", tha Kellogu në emisionin "Platforma X".
Ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe kalim në bisedime trepalëshe për t'i dhënë fund luftës.
"Rusia nuk mund të vazhdojë të zvarritet ndërsa bombardon caqe civile në Ukrainë, "tha Kellogu.
Foto: Arkivi i MIA-s