• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kejn vendos rekord të ri në Bundesligë

Kejn vendos rekord të ri në Bundesligë

Munih, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Sulmuesi i Bajernit të Munihut, Hari Kejn ishte dy herë golashënues në ndeshjen e xhiros së 15-të në kampionatin gjerman mbrëmë kundër Shtutgartit (3:0).

Kejn shënoi golin e tij të 19-të dhe 20-të në Bundesligë. Për ta bërë këtë iu deshën vetëm 14 ndeshje. Ka bërë edhe 5 asiste.

Asnjë lojtar nuk ka arritur 20 gola në historinë e Bundesligës. Uve Zelerit iu deshën 21 ndeshje, ndërsa Erling Halandt 22 ndeshje.

Kejn gjatë verës u transferua në Bajern nga Totenhemi për 95 milionë euro. Këtë sezon anglezi luajti 20 ndeshje për Munihun në të gjitha garat, ku shënoi 22 gola dhe tetë asiste. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR