• e shtunë, 06 korrik 2024

Kejn: Pas ardhjes në Baern më janë rritur shanset që ta fitoj Topin e Artë

Kejn: Pas ardhjes në Baern më janë rritur shanset që ta fitoj Topin e Artë

 Munih, 19 gusht 2023 (MIA) – Futbollisti i Baernit, Hari Kejn beson se mund ta fitojë Topin e Artë pas kalimit te klubi bavarez.

 "Shumë njerëz flasin për trofetë dhe pse erdha këtu. Por, në fund të ditës, e bëra për t'u përmirësuar dhe për të marrë një sfidë të re falë nevojës të fitoj tituj çdo vit dhe të shkoj larg në Ligën e Kampionëve. Nëse fitojmë trofe, fitojmë Ligën e Kampionëve, nëse fitojmë Kampionatin Evropian vitin e ardhshëm dhe shënoj shumë, atëherë do të marr Topin e Artë”, deklaroi Kejni për "Football Daily".

 Kejni në afatin kalimtar të verës nga Totenhemi u transferua në Baern. Ai debutoi për Baern Munih, duke hyrë si rezervë në ndeshjen kundër Lajpcingut (0:3) në Superkupën e Gjermanisë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR