Kejn pa trofe në debutimin për Bajernin
- Futbollistët e Lajpcigut e fituan mbrëmë Superkupën e Gjermanisë, pasi që në Munih e mposhti Bajernin me rezultat 3-0.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:40, 13 gusht, 2023

Munih, 13 gusht 2023 (MIA) - Futbollistët e Lajpcigut e fituan mbrëmë Superkupën e Gjermanisë, pasi që në Munih e mposhti Bajernin me rezultat 3-0.
Shënues i tre golave ishte Dani Olmo në minutat 3, 44 dhe 68.
Për Lajpcigun ky është titulli i dytë për Superkupë në historinë e klubeve.
Në radhët e Bajernit në gjysmëlojën e dytë debutoi kapiteni i reprezentacionit anglez, Hari Kejn, i cili disa orë më parë e kompeltoi transferin nga Totenhemi. ab/
Foto: Fejsbuk