• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kejn: Kur luaja për Milvolin, nuk kam menduar kurrë se do të luaja 100 ndeshje për Anglinë

Kejn: Kur luaja për Milvolin, nuk kam menduar kurrë se do të luaja 100 ndeshje për Anglinë

 Londër, 11 shtator 2024 (MIA) - Kapiteni i Anglisë, Harri Kejn, ishte në qendër të vëmendjes të martën mbrëma kur ishte fjala për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kejni u bë lojtari i dhjetë me njëqind paraqitje për Anglinë, ndërsa në duelin me Holandën (2:2) shënoi edhe dy gola. 

 "As që kam menduar se një ditë do të mund të luaja ndeshjen e 100-të për kombëtaren kur isha i huazuar te Milvali, Noriç dhe Lesteri", tha  pak i habitur Kejni.

 Në atë kohë, shtova, gjithçka që i interesonte ishte kthimi në Totenhem.

"Kam pasur gjithmonë besim të mjaftueshëm dhe me kalimin e viteve te Spars kam mësuar shumë nga Maurisio Poketino", deklaroi Kejni në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

 Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR