• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kejn: Jam shumë i lumtur që kam shënuar gola për Bajernin deri tani, mund të luajë akoma më mirë

Kejn: Jam shumë i lumtur që kam shënuar gola për Bajernin deri tani, mund të luajë akoma më mirë

Munih, 20 shtator 2023 (MIA) - Sulmuesi i Bajernit Mynihut, Hari Kejn është i kënaqur nga paraqitjet e tij të para për ekipin gjerman.

"Ky është një fillim i mirë për mua. Gjithmonë pas një transferi të madh ka presion dhe pritshmëri në ndeshjet e para. Të gjithë duan t'ju shohin si filloni. Jam shumë i lumtur që kam shënuar katër gola deri më tani. Mendoj se mund të luaj më mirë dhe kjo do të ndodhë me kalimin e kohës. Kam ende shumë hapësirë ​​për përmirësim sa i përket lojës time", tha Kejn.

Anglezi erdhi në Bajern nga Totenhami në afatin kalimtar të verës. Shuma e transferimit ishte 100 milionë euro.

Tridhjetëvjeçari ka shënuar katër gola në katër ndeshje për Baernin në Bundesligë. Lojtari i fundit i klubit bavarez me këtë efekt ishte Mirosllav Klose, i cili luajti për Bajernin nga viti 2007 deri në viti 2012. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR