• e martë, 24 dhjetor 2024

KE-ja rekomandon kursim të gazit të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme

KE-ja rekomandon kursim të gazit të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme

Bruksel, 27 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Evropian sot propozoi miratimin e një Rekomandimi për vendet-anëtare të BE-së me të cilin kërkohet të vazhdojnë të ndërmerren masa për uljen e konsumit të gazit në një nivel prej 15 përqindëve nën shpenzimet mesatare në periudhën midis prillit të vitit 2017 dhe marsit të vitit 2022.

Sipa të dhënave të KE-së, në periudhën nga gushti i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2023 BE-ja ka ulur shpenzimet e gazit për 16 për qind në krahasim me periudhën e kaluar, duke kursyer rreth 101 miliardë metër kub gaz. Kjo ulje është arritur në bazë të Rregullores së miratuar gjatë verës së vitit 2022, me qëllim që të sigurohet furnizimi i rregullt me gaz dhe stabilizim i tregjeve energjetike në BE, si dhe të manifestohet solidaritet me Ukrainën.

Rëndësia e dispozitave nga kjo Rregullore për uljen e konsumit të gazit është theksuar me 31 mars, andaj tani KE-ja propozon që vendet-anëtare të vazhdojnë vullnetarisht zbatimin e masave të kursimit të energjisë dhe pas kësaj date.

Për propozimin e Eurokomisionit do të diskutohet në seancën e Këshillit ministror për Energjinë e planifkikuar për më 4 mars.

Sipas komisionit, këto masa rezultuan me uljen dhe stabilizimin e çmimeve të energjisë në Evropë, por duke pasur parasysh tensionet gjeopolitike aktuale, gjendja e tregut global të gazit dhe  synimi i BE-së për çlirimin e plotë nga varësia e lëndëve djegëse fosile ruse, kursimi i vazhdueshëm i energjisë është ende i nevojshëm.

Rekomandimi i sotëm, siç informon korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, po bazohet në raportin për revizionin e Rregullorës për uljen e konsumit të gazit dhe për Regulloren e ruajtjes së gazit. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR