• e diel, 22 dhjetor 2024

KE-ja nesër do ta miratojë Pakon e raporteve për progresin në procesin e zgjerimit

KE-ja nesër do ta miratojë Pakon e raporteve për progresin në procesin e zgjerimit

Bruksel, 29 tetor 2024 (MIA) – Komisioni Evropian në mbledhjen e nesërme të Kolegjit të komisarëve duhet ta miratojë Pakon e raporteve për vitin 2024 për progresin në rrugën evropiane të vendeve kandidate për anëtarësim në BE. 

Siç informoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Kersmaker, Pakoja do të përfshijë raporte për progresin e 10 vendeve të përfshira me procesin e zgjerimit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. 

Pas miratimit të pakos, ajo do të prezantohet zyrtarisht nga ana e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel dhe eurokomisarit për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji. 

Komisioni Evropian çdo vit miraton dhe prezanton Pako të zgjerimit, e cila përfshin përmbledhje të dokumenteve të cilat e sqarojnë politikën e zgjerimit të BE-së dhe bën kontroll të ngjarjeve gjatë vitit të kaluar. 

Në Raport analizohet progresi i arritur nga ana e vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE, sfidat me të cilat përballen ato dhe reformat të cilat duhet t’i zbatojnë. 

Përveç dokumentit kryesor, pakoja përmban edhe raporte të ndara të hollësishme për progresin në reforma në çdo vend kandidat dhe kandidat potencial, si dhe rekomandime dhe udhëzime për prioritetet e reformave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR