• e diel, 22 dhjetor 2024

KE-ja filloi hetim zyrtar për subvencionet kineze për automjetet elektrike

KE-ja filloi hetim zyrtar për subvencionet kineze për automjetet elektrike

Bruksel, 4 tetor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian sot zyrtarisht filloi hetim për subvencionimin e prodhimeve të automjeteve elektrike nga ana e Kinës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Hetimi ka për qëllim të konfirmojë nëse kompanitë për prodhimin e automjete elektrike në Kinë kanë interes nga ky subvencion dhe nëse kjo u shkakton dëme ekonomike prodhuesve në BE.

Nëse të dyja dyshimet rezultojnë të sakta, hetimi  do të shqyrtojë pasojat e besueshme dhe ndikimin e masave ndaj imsportuesve, shfrytëzuesve dhe konsumatorëve të automjeteve elektrike në BE dhe në bazë të hulumtimeve, KE-ja do të konfirmojë nëse është në interes të Unionit "të hiqen efektet e praktikave të padrejta tregtare, të konfirmuara me vendosjen e detyrimeve për import të automjeteve elektrike nga Kina".

Ngritjen e hetimit e njoftoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen më 13 shtator në fjalimin për "Gjendjen e Unionit", para Parlamentit Evropian.

Претседателката на Европската комисија Урусла фон дер Лајен се соочува со критики, откако јавноста дозна дека портапролот на Еврокомисијата Бјорн Сајберт наместо неа ја одбил официјалната пок

Me rastin e fillimit të hetimit, Fon der Lajen, sot paralajmëroi se KE-ja do të veprojë me vendosmëri gjithkund ku do të konfirmojë dëshmi se subvencionet e prishin tregun dhe krijojnë konkurencë jolojale.

"Sektori i automjeteve elektrike ka potencial të madh për konkurrencën e ardhshme të Evropës dhe lidershipin industrial të gjelbër. Prodhuesit e makinave në BE dhe sektorë të lidhur tashmë po investojnë dhe zhvillojnë inovacione për të zhvilluar plotësisht këtë potencial", theksoi kryetarja e Komisionit Evropian.

Sipas saj, hetimi do të kryhet në përputhje të plotë me detyrimet evropiane dhe ndërkombëtare, sepse BE-ja luan me rregullat si brenda kufijve të saj, ashtu edhe në nivel global.

"Ky hetim kundër subvencioneve do të jetë i plotë, i drejtë dhe i bazuar në fakte", shtoi Fon der Lajen.

Според него, ЕК ја испитува усогласеноста на проектот со европската енергетска политика и посочи дека ЕУ ќе направи се за спречи Русија да користи природен гас како оружје.

Nënkryetari Ekzekutiv i KE-së dhe Komisari Evropian për Tregti, Valdis Dombrovskis, nga ana tjetër, theksoi se BE-ja gjithmonë e mirëpret konkurrencën globale, sepse do të thotë më shumë zgjedhje për konsumatorët dhe më shumë inovacion, por ajo duhet të jetë e drejtë.

"Importet duhet të konkurrojnë në të njëjtat kushte si industria jonë. Drejtësia është gjithashtu çelësi i këtij hetimi: ne do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do t'u përmbahemi rreptësisht rregullave vendase dhe ndërkombëtare. Shpresojmë në bashkëpunim të plotë nga të gjitha palët relevante, tha Dombrovskis, duke shtuar se automjetet elektrike me bateri janë kyçe për tranzicionin e gjelbër të BE-së dhe përmbushjen e detyrimeve të saj për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit.

Sipas njoftimeve të KE-së, hetimi do të zhvillohet sipas procedurave të rrepta ligjore të BE-së dhe Organizatës Botërore të Tregtisë, me ç'rast të gjitha palët e interesuara, përfshirë Qeverinë dhe kompanitë kineze, do të lejohen të paraqesin komentet, provat dhe argumentet e tyre. Hetimi duhet të përfundojë brenda një maksimumi prej 13 muajsh. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR