• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE-ja e dënoi kompaninë "Epëll" me mbi 1,8 miliardë dollarë për keqpërdorim të pozitës dominuese në "Ep Stor"

KE-ja e dënoi kompaninë

Bruksel, 4 mars 2024 (MI)A - Komisioni evropian i shqiptoi dënim kompanisë "Epëll" në vlerë prej mbi 1,8 miliardë eurove për keqpërdorim të pozitës dominuese në treg për distribuimin e aplikacioneve për strimim të muzikës për shfrytëzuesit e "Ajfon" dhe "Ajpad" përmes aplikacionit të vet "Ep Stor".

Siç informoi nënkryetarja ekzekutive e Komisionit evropian e angazhuar për konkurrencën, Margrete Vestager, "Epëll" tashmë një dekadë e keqpërdorë pozitën e vet dominuese në treg për distribuimin e aplikacioneve për strimim të muzikës përmes "Ep Stor".

Eurokomisioni konstatoi se "Epëll" zbaton kufizime me çka i parandalon zhvilluesit e aplokacioneve t'i informojnë shfrytëzuesit për shërbime alternative dhe më të lira për parapagim për muzikë, krahass atyre që ofrohen në aplikacionin e saj "Ep Stor".

Sipas KE-së, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, "Epëll" për momentin si furnizuesi i vetëm i "Ep Stor" i vendossë kushtet që programueit duhet t'i respektojë në mënyrë që të jenë të pranishëm në platformë dhe të mund të jenë në kontakt me shfrytëzuesit e "Ajfon"-ëve dhe "Ajpad"-ëve në zonën e Rajonit ekonomik evropian.

Hetimi i KE-së konstatoi se me praktikën e këtillë "Epëll" e shkelë nenin 102a të Marrëveshjes për funksionim të BE-së.

Епл

Komisioni konkludoi se shuma e përgjithshme e dënimit prej mbi 1,8 miliardë euro është proporcionale me të ardhurat globale të "Epëll" dhe është i domosdoshëm për ta kthyer kompaninë nga përsëritja e kundërvajtjes, si dhe të shërbejë si shembull për kompani të tjera, të përmbahen nga shkeljet e ngjashme të rregullave. ab/

Foto: МIА Arkivi/ЕBS

QËNDRONI TË LIDHUR