• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE pret propozime nga investitorë privatë për të marrë pjesë në rimëkëmbjen e Ukrainës

KE pret propozime nga investitorë privatë për të marrë pjesë në rimëkëmbjen e Ukrainës

Bruksel, 13 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian sot publikoi se pret propozime nga investitorët privatë për të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës deri në mars të vitit të ardhshëm. Projektet e miratuara të investimeve do të mbështeten nga një fond me buxhet prej 50 miliardë eurove.

Pritet që projektet të dërgohen deri më 1 mars të vitit 2025, vërejnë nga komisioni. Sot dhe nesër n; takimin në Varshavë marrin pjesë më shumë se 5.000 kompani dhe organizata private, të cilat dëshirojnë të mbështesin rimëkëmbjen e vendit, të sulmuar nga Rusia.

Për rimëkëmbjen e Ukrainës nevojiten mjete buxhetore dhe bashkëpunim me organizata private, deklaroi me këtë rast komisioneri evropian për Çështjet e zgjerimit dhe fqinjësisë së BE-së, Oliver Varhei, i cituar në kumtesë.

"Inkurajimi i pjesëmarrjes së sektorit privat do të jetë çelësi i suksesit", shton Varhei.

Që nga fillimi i sulmit ushtarak rus ndaj Ukrainës, BE-ja ka siguruar pothuaj 122 miliardë euro ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake për Kievin, deklaroi KE-ja. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR