• e premte, 05 korrik 2024

KE në hendboll: Spanja e fitoi Gjermaninë, Franca e bindshme me Holandën

KE në hendboll: Spanja e fitoi Gjermaninë, Franca e bindshme me Holandën
Bratisllavë, 20 janar 2022 (MIA) - Kombëtarja spanjolle në hendboll e fitoi Gjermaninë në ndeshjen e Grupit 2 nga raundi kryesor të Kampionatit Evropian në Hendboll - 2022. Ndeshja përfundoi me rezultat 29:23. Spanja është në vend të parë në grup me katër pikë. Në vend të dytë gjendet Suedia, e treta Gjermania dhe në vend të katërt Rusia, të gjithë me nga dy pikë. Sonte nga ora 20:30 luajnë Polonia dhe Norvegjia. Në Grupin 1, Franca në Budapest e mposhti Holandën me 34:24 dhe është në krye të tabelës me katër pikë. Danimarka dhe Islanda janë në vend të dytë dhe të tretë me nga dy pikë  dhe ndeshjen të cilën duhet ta luajnë sonte  në orën (20:30). Mali i Zi është i katërti me dy pikë, ndërsa Kroacia dhe Holanda janë në dy pozitat e fundit pa asnjë pikë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR