• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE miratoi gjashtë miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, Rama: Moment historik që injekton impuls të ri në procesin e zgjerimit

KE miratoi gjashtë miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, Rama: Moment historik që injekton impuls të ri në procesin e zgjerimit

Tiranë, 7 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e cilësoi si moment historik, që, sipas tij, injekton impuls të ri në proceset e zgjerimit, vendimin e Këshillit Evropian, me të cilin miratohet plani për Ballkanin Perëndimor, me çka vendosen në dispozicion gjashtë miliardë euro për përkrahje të reformave dhe rritjes ekonomike.

Rama thotë se Shqipëria është gati për të përfituar nga plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, "një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon".

“Ky është një moment historik i rëndësishëm që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe entuziastë. Shqipëria ka paraqitur një Reform-Agjendë jashtëzakonisht ambicioze që do të ekzekutohet gjatë tre viteve të ardhshme. Kjo axhendë synon ta afrojë vendin drejt së ardhmes si pjesë përbërëse e familjes evropiane. I pres me padurim diskutimet në Samitin e ardhshëm në mes të Majit në Malin e Zi piktoresk", ka shkruar Rama, njoftoi Ora News..

Sipas tij, Plani i rritjes fokusohen në thellimin e reformave në forcimin e sundimit të ligjit, ku sipas kryeministrit Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për të ecur deri në pikët ku ndodhet sot “para derës së BE”.

“Plani i Rritjes injekton një vrull të ri në procesin e zgjerimit, me një theks të veçantë në fusha vendimtare si sundimi i ligjit, transparenca dhe reformat. Për më tepër, ai prezanton burime të reja financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, në varësi të performancës së tyre. Fantastike të shohësh në realitet ato për të cilat je përpjekur të ndodhin prej shumë kohësh. Faleminderit të gjithëve atyre që janë përfshirë”, thotë Rama.

Plani i rritjes do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme.

"Parakushtet e përgjithshmë që Bashkimi Evropian i ka vënë vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshijnë system parlamentar shumë partiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, system drejtësie të pavarur si dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Pagesat do të bëhen dy herë në vit, ndërsa në rast se nuk plotësohen kushtet BE-ja mund të vendosë të pezullojë fondet", bën me dije Ora News. bsh/

Foto: Rama FB

QËNDRONI TË LIDHUR