• e diel, 22 dhjetor 2024

KE me vlerësim pozitiv për ligjin e ri për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë

KE me vlerësim pozitiv për ligjin e ri për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA)- Komisioni Evropian ka dhënë vlerësim pozitiv në skrining Raportin për Ligjin e ri për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë i cili ditëve të fundit u miratua në Kuvend.

“Kjo është një mirënjohje e madhe nga bashkësia ndërkombëtare e cila është duke e vëzhguar përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet ligjore ishin të iniciuara nga ana e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga dhe të mbështetura nga deputetët e shumicës qeverisëse, pasi ishin  bllokuar më parë në Kuvend. Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë mbetet një pikë e ndritur në procesin e reformës në sistemin e drejtësisë, konstatoi KE në skrining Raportin për Klasterin 1 ‘Vlerat Themelore’”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Me këto ndryshime, siç theksohet në kumtesë, mundësohet marrja e një certifikate të unifikuar për trajnimin fillestar të përfunduar për gjyqtar dhe prokuror publik. Komisioni Evropian vlerëson se kjo paraqet një përfitim të madh në ngritjen e cilësisë së përzgjedhjes së më të mirëve të cilët janë paraqitur në shpalljet për pranim në trajnimin fillestar të Akademisë.

“Ligji parasheh unifikimin e praktikës gjyqësore përmes rritjes së vëllimit të trajnimeve për gjyqtarët në kuadër të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, si dhe ripërcaktimin e mënyrës së dhënies së provimit pranues dhe atë përfundimtar duke u bazuar në parime dhe kritere objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatëve”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Drejtësisë, siç theksohet edhe në periudhën në vijim do të jetë maksimalisht e përkushtuar në reformat në drejtësi, sundimin e së drejtës me qëllim të përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR