• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE do t'i publikojë raportet vjetore për progresin e aspirantëve për anëtarësim në BE

KE do t'i publikojë raportet vjetore për progresin e aspirantëve për anëtarësim në BE

Bruksel, 30 tetor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian sot duhet ta publikojë Pakon e raporteve për progresin e rrugës evropiane të 10-të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE në vitin 2024, mes të cilave edhe për Maqedoninë e Veriut.

Siç paralajmëroi dje zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan de Kersmaker, pasi "Pakoja për zgjerim" të miratohet nga Kolexhi i komesarëve, ajo zyrtarisht do të prezantohet nga përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell dhe eurokomisarit për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Oliver Varheji. 

Komisioni Evropian çdo vit miraton dhe prezanton "Pako të zgjerimit", e cila përfshin përmbledhje të dokumenteve të cilat e sqarojnë politikën e zgjerimit të BE-së dhe bën kontroll të ngjarjeve gjatë vitit të kaluar. Në Pakon analizohet progresi i arritur nga ana e vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE, sfidat me të cilat përballen ato dhe reformat të cilat duhet t’i zbatojnë. 

Përveç dokumentit kryesor, pakoja përmban edhe raporte të ndara të hollësishme për progresin në reforma në çdo vend kandidat dhe kandidat potencial, si dhe rekomandime dhe udhëzime për prioritetet e reformave. 

Në pjesën për vendin, pritet të shprehet përkrahja për perspektivën e saj evropiane dhe të përsëritet qëndrimi i shprehur në konkluzionet e Samitit të BE-së se “Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfundojë fazën e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, sapo ajo të zbatojë angazhimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese në përputhje me procedurat e saj të brendshme, siç theksohet në konkluzionet e Këshillit të datës 18 korrik 2022”.

 

Në pjesën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, pritet të theksohet nevoja e respektimit të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë me Bullgarinë. 

Në pjesën kryesore të Pakos, KE do të riafirmojë angazhimin e saj për zgjerimin si një "investim gjostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet", në kushte të realitetit të ri gjeopolitik dhe t'u sugjerojë vendeve aspirante për anëtarësim maksimalisht ta shfrytëzojnë dinamikën e re në proces. 

Gjithashtu pritet të përsëritet qëndrimi se zgjerimi është një proces i bazuar në merita dhe arritjen e rezultateve dhe reformave konkrete, si dhe përkushtimet për të mbështetur vendet aspirante në përmbushjen e kritereve për anëtarësim përmes instrumenteve të duhura, përfshirë Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor, dhe për avancimin e parimit të integrimit gradual të tyre edhe para anëtarësimit të plotë. Ndër përpjekjet kryesore të reformës me shumë gjasa do të theksohet ato që lidhen me sundimin e ligjit, integrimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, pajtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe. 

Përveç vendit, Pakoja do të përmbajë edhe raporte për progresin e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Moldavisë, Serbisë, Turqisë, Ukrainës dhe Malit të Zi. ls/

Foto: KE

 

QËNDRONI TË LIDHUR