• e premte, 11 tetor 2024

KB-ja u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që ta njohin shtetin e Palestinës

KB-ja u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që ta njohin shtetin e Palestinës

Nju-Jork, 3 qershor 2024 (MIA) - Një grup ekspertësh të Kombeve të Bashkuara sot u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve që ta njohin shtetin e Palestinës, për t'u arritur paqe në Lindjen e Afërt.

Thirrja vjen një javë pasi Spanja, Irlanda dhe Norvegjia zyrtarisht kanë njohur shtetin e Palestinës, gjë që ka hidhëruar Izraelin.

Ekspertët, duke përfshirë dhe raportuesin e posaçëm të KB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, thanë se njohja e shtetit palestinez është e rëndësishme për të drejtat e popullit palestinez dhe përpjekjet e tij për liri dhe pavarësi.

"Ky është parakusht për paqen e qëndrueshme në Palestinë dhe tërë Lindjen e Afërt dhe fillon me shpalljen e menjëhershme të armëpushimit në Gazë dhe ndalim të ndërhyrjeve të mëtejshme ushtarake në Rafah", theksuan ata.

"Zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e dakorduar ndërkombëtarisht drejt paqes dhe sigurisë për Palestinën dhe Izraelin dhe është rrugëdalje nga ciklet e gjeneratave të dhunës dhe urrejtjes", shtuan ekspertët.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia me njohjen e shtetit palestinez duan ta përshpejtojnë arritjen e paqes në Gaz[. Të tre vendet shfaqën shpresë se kjo do të përshpejtojë njohjen nga vendet e tjera perëndimore. Parlamenti danez më vonë refuzoi ta bëjë këtë, ndërsa Sllovenia do ta shqyrtojë nesër. Izraeli kundërshton njohjen e shtetit palestinez, duke argumentuar se kjo e përforcon Hamasin. rq/bsh/

Foto piksabej ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR